Ballina Aktuale Pas një sulmi tjetër vdekjeprurës: Vuçiq shpalli “çarmatimin” e Serbisë

Pas një sulmi tjetër vdekjeprurës: Vuçiq shpalli “çarmatimin” e Serbisë

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas vrasjeve të ditëve të fundit, ka paralajmëruar masa të reja dhe të gjera që parashikojnë dënime më të rrepta, konfiskimin e armëve të ligjshme dhe të paligjshme, siç tha ai, “çarmatimin e Serbisë”, transmeton Kosova Post.

Vuçiq në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për media tha se do të jepen 25 milionë euro për masa të reja sigurie.

“Sulmi i djeshëm ishte një sulm terrorist, një akt në të cilin forcat tona speciale u ngarkuan me arrestimin ose neutralizimin e një terroristi. Hurri është arrestuar dhe nuk do ta shohë kurrë më dritën e ditës, tha në mënyrë metaforike.

Moratorium për lejet e reja

Ai tha se Qeveria e Serbisë do të nxjerrë një konkluzion “që sot”, duke urdhëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë që të sjellë ndryshime urgjente në ligjin për armët dhe municionin, me të cilat do të forcohen kushtet për mbajtjen dhe posedimin e armëve.

Do të merren masa për shpalljen e moratoriumit për dhënien e lejeve për mbajtjen e çdo arme për dy vjet, pronarët do të kontrollohen çdo gjashtë muaj dhe kontrollet mjekësore dhe psikologjike do të jenë të detyrueshme.

“Urdhërohet MPB-ja që të forcojë kushtet edhe për armët e gjuetisë, e dimë që do të ketë probleme të mëdha, por sa më pak tyta aq më pak rrezik për fëmijët dhe qytetarët… Urdhërohet MPB-ja të marrë masa, të dërgojë një ftesë për të dorëzuar të gjitha armët legale dhe ilegale, kush nuk i dorëzon – do të ketë pasoja të rënda.”