Ballina Aktuale Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, me drejtor të ri

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, me drejtor të ri

SHPËRNDAJE

Këto ditë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka emëruar për ushtrues detyre, drejtor të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Admir Nazifi, profesor i lëndës së ekonomisë.

Sipas burimeve të portalit “Jetapress”, ushtruesi i detyrës së drejtorit prof. Admiri, fitoi këtë post drejtori në një konkurrencë me prof. Muhamed Jashari, duke gëzuar pëlqimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Vlen të ceket se drejtor i deritanishëm i kësaj vatre të mesme shkollore për disa mandate rresht ka qenë Zejni Fejzullahu, i cili lëshoi vendin një kuadri të ri e me perspektivë për avancimin e mëtejmë të  Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, këto ditë, më 9 maj, në Ditën e Evropës, shënoi 55 vjetorin e themelimit të saj, nga dyert e së cilës kanë dalë nxënës meritorë, duke ia shtuar namin këtij tempulli të diturisë dhe Bujanocit, prej nga kanë shkuar në studimet e larta të Universiteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton Jetapress.