Ballina Aktuale Ekskluzive: Nenad Mitroviq – drejtor i ri i shërbimit të Trupit Koordinues,...

Ekskluzive: Nenad Mitroviq – drejtor i ri i shërbimit të Trupit Koordinues, për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

SHPËRNDAJE

Qeveria e Serbisë ka emëruar Nenad Mitroviqin, kryetar i Partisë Përparimtare të Vuçiqit për Bujanoc dhe deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë, drejtor të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Vendimi për emërimin është marrë në seancën e Qeverisë të enjten. Që nga themelimi i Trupit Koordinues në vitin 2000, askush nga këto zona lokale nuk ka qenë drejtor i këtij institucioni shtetëror.

Mitroviqi nuk ka qenë i disponueshëm për koment, por informacionin për emërimin e ka konfirmuar nënkryetari i Komitetit të Bujanocit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Millovan Aleksiq.

Ai thotë se nuk ka dyshim se Mitroviqi do të kontribuojë shumë në punën e Trupit Koordinues, duke theksuar se është me rëndësi të madhe që Bujanoci për herë të parë në histori të ketë përfaqësues në Qeverinë e Serbisë.

“Jam i sigurt se ai do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, fetare dhe politike”, ka theksuar Aleksiq.

Mitroviqi është këshilltar në Kuvendin lokal që nga viti 2002, gjegjësisht në 6 mandate dhe deputet në 5 mandate në Kuvendin e Serbisë.

– Askush në këtë fushë nuk ka një përvojë të tillë politike, askush nuk ka 5 mandate parlamentare pas vetes. Jam i sigurt se ai do ta shfrytëzojë atë përvojë për të ndikuar në stabilizimin e situatës politike në këtë fushë dhe se do të kontribuojë jashtëzakonisht shumë në zhvillimin ekonomik – thotë Aleksiq/Bujanovaçke/ përcjell Jetapress/