Ballina Shkencë Fizikani Rajendra Gupta bën zbulimin e madh rreth Universit

Fizikani Rajendra Gupta bën zbulimin e madh rreth Universit

SHPËRNDAJE

Fizikani teorik Rajendra Gupta nga Universiteti i Otavës në Kanada ka thënë se Big Bangu mund të ketë ndodhur 26.7 miliardë vjet më parë.

Ai tha se duhej t’i jepej një shans i dytë një teorie kozmologjike të vjetër për të shpjeguar anomalitë në Universin tonë.

Duke e bashkuar teorinë ekzistuese të zgjerimit të Universit me një shpjegim të skajshëm të quajtur hipoteza e dritës së lodhur, Gupta ka zbuluar se Big Bengu mund të ketë 26.7 miliardë vjet më parë. 2 herë më herët se sa parashikojnë modelet aktuale, transmeton Telegrafi.

Kjo periudhë e gjatë mund të shpjegojë pse galaktikat më të largëta të vëzhguara duken çuditërisht të pjekura për qytetet-yje që duhet të kenë ekzistuar vetëm për gjysmë miliardë vjet.