Ballina Aktuale NËNSHKRUHET KONTRATA PREJ 9.330.000,00 DINARË PËR SANIMIN ENERGJETIK NË BUJANOC

NËNSHKRUHET KONTRATA PREJ 9.330.000,00 DINARË PËR SANIMIN ENERGJETIK NË BUJANOC

SHPËRNDAJE

Kryeshefja e Drejtoratit për Investime dhe Zhvillim Fazila Azemoviq, e autorizuar nga komuna e Bujanocit ka nënshkruar kontratën me ministren e Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës Dubravka Gjedoviq për financimin e programit të efikasitetit energjetik.

Vlera e kontratës së nënshkruar është 9.330.000,00 dinarë, kurse komuna e Bujanocit participon me 4.000.000,00 dinarë.

Masat që do të financohen nga kjo kontratë janë: ndërrimi i zdrukthtarisë, ndërtimi i fasadave, ndërrimi i kaldajave dhe rrjetave të tubacioneve, vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit të amvisërisë, montimi i paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike.