Ballina Lajme Nga Rajoni Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin në Saraj

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin në Saraj

SHPËRNDAJE

Lokalizohet zjarri në afërsi të fshatit Lubin, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Me veprimin preciz të tre aeroplanëve “er traktorë” të DMSH-së, si dhe një helikopter të MPB-së, zjarri është lokalizuar.

Ekipi i zjarrfikësve të Shkupit është duke inspektuar dhe shuar mbetjet e zjarrit”, sqaroi Angellovi.

Paraprakisht, nga QMK-ja informuan se ka shpërthyer zjarr në afërsi të fshatit Lubin dhe ka hyrë në pyllin me pisha.