Ballina Teknologji Ligji Evropian për shërbimet dixhitale përballet me sfida

Ligji Evropian për shërbimet dixhitale përballet me sfida

SHPËRNDAJE

Legjislacioni ri vjen me pasoja për kompanitë të cilat dështojnë të përmbushin kriteret e DSA me gjoba që mund të shkojnë deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore botërore. Sanksione të tjera mund të aplikohen siç është dëbimi nga tregun Evropian.

Nga dita e Premte, 25 Gusht 2023, të gjitha platformat madhore online dhe motorët e kërkimit duhet ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin e ri Evropian i cili kontrollon gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin online.

Megjithatë zbatimi i rregullores mbetet një sfidë. Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) i cili hyri në fuqi në Nëntor të 2022, sjell ndryshime ligjore ku përfshihet moderimi i përmbajtjeve, raportimi i përmbajtjeve të paligjshme dhe vlerësime të rrezikut për të mbrojtur përdoruesit nga dëmi online.

Në Shkurt, ligji kërkoi prej platformave online që të raportonin numrin e përdoruesve aktivë. Duke përdorur këto shifra, Komisioni Evropian klasifikoi 19 platforma – me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë në muaj, or 10 përqind e popullsisë së BE-së – si platforma online dhe motorë kërkimi të mëdhenj.

Ndërsa DSA do të zbatohet plotësisht nga Pranvera e 2024, motorët e kërkimit dhe platformat duhet të dërgojnë vlerësimet e tyre të riskut pranë Komisionit Evropian nga dita e Premte duke ju nënshtruar rregullave më strikte.

Legjislacioni ri vjen me pasoja për kompanitë të cilat dështojnë të përmbushin kriteret e DSA me gjoba që mund të shkojnë deri në 6 përqind të të ardhurave vjetore botërore. Sanksione të tjera mund të aplikohen siç është dëbimi nga tregun Evropian.

Dështimi i zbatimit të rregullores do të thotë se platformat nuk adresojnë përmbajtjet e paligjshme online, nuk ju japin mundësi përdoruesve të kundërshtojnë vendimet e kompanive për moderimin e përmbajtjeve dhe nuk bllokojnë reklamat që kanë për shënjestër moshat e reja.

Komisioni Evropian është në kontakt të drejtpërdrejtë me 19 shërbimet e dizajnuara si platforma madhore (VLOP) dhe motorë kërkimi madhorë (VLOSE.)

Ndryshimet ligjore

Autoritetet e vendeve të BE-së janë përgjegjëse për monitorimin e platformave të cilat kanë zyrat qendrore në shtetet respektive. Megjithatë Komisioni Evropian mund të monitorojë listën e platformave të klasifikuara.

Platformat nuk janë përgjegjëse për përmbajtjet që hostojnë, por duhet tu binden kërkesës së autoriteteve për moderimin e përmbajtjeve, menaxhimin e raportimeve të përmbajtjeve të paligjshme, ndalimin e sjellëve të këqija dhe punën e ngushtë me autoritetet ligjzbatuese.

Në këtë mënyrë modele hibride të moderimit të përmbajtjeve mund të shndërrohen në një normë duke shfrytëzuar sisteme automatike për të identifikuar përmbajtjet me përgjegjësinë për vendimet përfundimtare që mbeten në dorë të njeriut.

Vlerësimi i riskut

Nga dita e Premte 19 platformat e klasifikuara duhet të dërgojnë vlerësimin e riskut të tyre pranë Komisioni Evropian. Risku ndryshon nga platformë në platformë dhe ka të bëjë nga mbrojtja e të miturve nga dezinformomi tek integriteti i proceseve elektronike.

Megjithatë ekspertët kanë frikë se ky proces mund të mos trajtohet me seriozitetin e duhura duke qenë se një palë e tre për përgatitjen e vlerësimit të rrezikut nuk është përfshirë.

Hendeku i aftësive

Ndërsa ligji i ri i hap rrugë auditeve të pavarura të algoritmeve të platformave, ekspertët kanë ngritur shqetësime se mund të ketë një mungesë aftësish.

Si rezultat mungesa e aftësive të nevojshme do të ndikonte tek auditorët e jashtëm, rregullatorët kombëtare dhe gjithashtu Komisioni Evropian.

Problemi mund të jetë më akut për Gjermaninë ku ekziston një mungesë personeli të kualifikuar.

Njerëz të kualifikuar të besueshëm

“Etiketuesit e besueshëm” të DSA janë entitete me eksperiencë të provuar në identifikimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe paligjshme për platformat. Rregullorja e re thotë se platformat duhet ti kushtojnë vëmendje etiketimit të përmbajtjeve gjatë moderimit.

Megjithatë këto entitete, shumica e të cilave do të jenë organizata jo-fitimprurëse, duhet të fitojnë aftësitë dixhitale krahas ekspertizës së tyre ligjore për të raportuar përmbajtjet e paligjshme në platforma. Kështu lind nevoja për mbështetje financiare për ofrimin e shërbimeve.

Paqartësi ligjore

Komisioni pritet të adoptojnë një numër aktesh të deleguara në muajt në vijim. Ato janë pjesë të një ligji të dytë dizajnuar për të qartësuar obligimet e platformave dhe shtuar qartësinë ligjore në mënyrë të planet e zbatimit të ecin përpara.

Paqartësia ligjore ka bërë që Zalando dhe Amazon të ndërmarrin veprime ligjore dhe sfiduar përcaktimin e tyre si VLOP.

Platformat e vogla

Më 24 Shkurt 2024 rregullat e Aktit të Shërbimeve Dixhitale do të fillojnë të aplikohen mbi platformat me 45 milionë përdorues aktivë në muaj ose më shumë.

Kompanitë kanë 6 muaj kohë për të filluar implementimin e një plani pajtueshmërie siç kanë vepruar në rastin e ligjit të privatësisë GDPR.