Ballina Lajme Nga Bota Përplasen dy anije mallrash në Stamboll, nuk raportohet për të lënduar

Përplasen dy anije mallrash në Stamboll, nuk raportohet për të lënduar

SHPËRNDAJE

Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.

Drejtoria e Përgjithshme e Rojës Bregdetare përmendi se anija e mallrave që lundronte nga Federata Ruse dhe anija me kontejnerë u përplasën në brigjet e Stambollit dhe fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan as dëme materiale.

Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.