Ballina Aktuale Hovenieri reagon pas shtimit të trupave serbë përgjatë kufirit me Kosovën

Hovenieri reagon pas shtimit të trupave serbë përgjatë kufirit me Kosovën

SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka reaguar pas pranisë së trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se SHBA-ja është e shqetësuar rreth kësaj çështjeje, teksa bëri thirrje edhe për de-eskalim të situatës në veri dhe zbatim të marrëveshjes së arritur në dialog, raprton Zeri.info.

“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, thuhet në reagimin e Hovenierit. /Zëri