Ballina Aktuale Inaugurohet Reisi i ri i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin Saqipi

Inaugurohet Reisi i ri i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin Saqipi

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Suprem të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhamed Jusufspahiq, ia dorëzoi Menshurën Reisu-l-ulemasë Nexhmedin Saqipi, duke e inauguruar në pozitën më të lartë të këtij institucioni fetar.

Të dielën e 8 tetorit, Kuvendi i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, në mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilin merrnin pjesë edhe 10 deputetë nga Meshiati i Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës, me vota unanime zgjodhi në krye të këtij institucioni më të lart fetar, në mandatin pesë vjeçar Reisu -I- Ulema Nexhmedin ef. Saqipin nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit.

Kreu i ri i Bashkësisë Islame të Serbisë, Nexhmedin Saqipi, gjatë faljes së parë pas zgjedhjeve, u bëri thirrje besimtarëve që të mbledhin ndihma për të gjitha viktimat e luftës në Palestinë, pa dallim feje dhe kombi. Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër civilëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe shtoi se “gjëja më e rëndësishme në Islam është të jesh një besimtar që së pari ndjen veten, e më pas ndjen trishtimin e të tjerëve. Njerëzit edhe në shekullin 21 u përballën me  virusin vdekjeprurës Covid-19, tani edhe me luftën, duke përjetuar gjërat më të tmerrshme. Mjaft, më me ikje e mbyllje nëpër bodrume, këto skena nuk i kanë hije civilizimit bashkëkohor.

Reisit Saqipi, të porsazgjedhur në pozitën më të lartë të këtij institucioni, po i vijnë mesazhe urimi, duke i uruar atij sukses dhe mbarësi në rrugën e realizimit të interesave të besimtarëve pa dallim përkatësie nacionale e krahinore, për t’i përfaqësuar në nivelin më meritor.

Vlen të ceket se Reisi i ri i Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin Saqipi, deri tani e ka ushtruar detyrën e zëvendësreisit, si dhe një varg aktivitetesh të tjera në kudër të BIPMB-së, shoqërisë civile etj. përçka edhe shpesh është dekoruar me Medalje, Certifikata e Mirënjohje për veprimtarinë e tij jetësore në shërbim të paqes, stabilitetit, tolerancës, bashkëjetesës dhe humanitetit ndërnjerëzor, njofton Jetapress.