Ballina Lajme Nga Bota Turqia dënon ashpër “sulmin barbar” në spitalin në Gaza

Turqia dënon ashpër “sulmin barbar” në spitalin në Gaza

SHPËRNDAJE

Turqia ka dënuar ashpër sulmin ajror të Izraelit në Spitalin Baptist në Gaza, ku si pasojë u vranë qindra njerëz, transmeton Anadolu.

“Ne jemi thellësisht të indinjuar që qindra palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si rezultat i shënjestrimit të një spitali në Gaza sot dhe ne i dënojmë këto sulme barbare në termat më të ashpër”, tha Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria turke shprehu mëshirë për “vëllezërit dhe motrat tona palestineze” që humbën jetën në sulmet dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Është e pashmangshme që një mentalitet që synon drejtpërdrejt civilët dhe godet spitalet dhe shkollat të mbahet përgjegjës përpara ligjit dhe ndërgjegjes ndërkombëtare”, theksoi ministria turke.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sulmi ajror vjen në ditën e 11-të të konfliktit aktual, me një thirrje ndërkombëtare në rritje të grupeve joqeveritare dhe liderëve botërorë që thonë se fushata e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës së rrethuar, përfshirë objektet e kujdesit shëndetësor, shtëpitë banuese dhe shtëpitë e adhurimit, shkel ligjin ndërkombëtar dhe mund të përbëjë krim lufte.

Grupi palestinez Hamas shënjestrimin e spitalit nga Izraeli e quajti një “gjenocid”.