Ekselenca e tij, ambasadori turk në Beograd z. Hami Aksoj shtroi iftarë ku morën pjesë personalitete të ndryshme nga jeta politike, kulturore e fetare.
Nga Lugina e Preshevës në këtë iftarë e prezantoi kryetari i BIPBM – së Mr. Nexhmedin ef. Ademi me kryeimamin e Këshillit të Bashkësisē Islame në Preshevë z. Xhemaledin ef. Hasanin.
Në një takim rasti z. Ademi e falënderoi ambasadorin Aksoj për interesimin e tij dhe të ambasadës që bashkëpunimi me qytetarët e Luginës të intensifikohet edhe më shumë.
Kryetari z. Ademi e ftoi për një vizitë zyrtare në Luginë ambasadorin z. Hami Aksoj.
Gjatë gjithë kohës kryetarin e BIPBM – së e shoqëroi mushaviri i Entit për Çështje Fetare (Diyanetit) turk, z. Ertogrul Çoşkun.
Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.