Ballina Aktuale Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për...

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

SHPËRNDAJE

Pas lajmit të paralajmëruar nga presidenti amerikan Donald Trump për heqjen e sanksioneve nga Sirisë, ka ndodhur edhe takimi mes Trump dhe homologut sirian Ahmad al Sharaa.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotografitë dhe disa detaje nga  takimit që Trump pati me al Sharaa, transmeton Telegrafi.

Trump i tha al Sharaa se ka një mundësi të jashtëzakonshme për të bërë diçka historike në vendin e tij.

Presidenti amerikan kishte një listë me pesë kërkesa për të:

Të nënshkruajë Marrëveshjet e Abrahamit me Izraelin

T’u thotë të gjithë terroristëve të huaj të largohen nga Siria

Të deportojë terroristët palestinezë

Të ndihmojë SHBA-në të parandalojë ringjalljen e ISIS

Të marrë përgjegjësinë për qendrat e paraburgimit të ISIS në Sirinë Verilindore. /Telegrafi/