Ballina Aktuale “Perspektiva” – Zëri i parë i shoqërisë civile dhe kulturës shqiptare në...

“Perspektiva” – Zëri i parë i shoqërisë civile dhe kulturës shqiptare në Luginën e Preshevës

SHPËRNDAJE

RETROSPEKTIVË NGA ZHVILLIMET SHOQËRORO-POLITIKE TË VITIT 2000 NË LUGINË TË PRESHEVËS (3)

 

Vazhdon seria e publikimit të shkrimeve gazetareske, opinioneve, reportazheve, intervistave nga koha e shkuar në Portalin Jetapress. Kësaj radhe zgjodhëm një shkrim të publikuar në Rajonipress për veprimtarinë e Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, e cila është një organizatë joqeveritare, jopartiake, jofitimprurëse e themeluar, më 07.07.2001, në Luginë të Preshevës, me seli në Bujanoc dhe veprimtaria e së cilës është e fokusuar në përmirësimin e arritjeve në kulturë, arsim, informim, promovimin e të drejtave të njeriut etj.

Për ata që nuk dinë ose shtiren se nuk e njohin Shoqërinë Civile, po ua përkujtojmë se Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, në kuadër të saj ka botuar revistën me të njëjtin emër “Perspektiva” dhe revistën për fëmijë “Diellori”. Në vitin 2010 kur u formua Këshilli Kombëtar Shqiptar, me seli në Bujanoc, nuk dha “pëlqim” në Ministrinë e Kulturës në Serbi, për vazhdimin e financimi të kësaj reviste për t’i marrë vet paratë në emër të një organi të këtij institucioni me titull “Nacionali”, i cili nuk pati jetë të gjatë, duke u shuar e shndërruar në një faqe interneti.

Jo, vetëm kaq! BKSH “Perspektiva” dhe revista e saj e vetme që gëzonte statusin e revistës nacionale të shqiptarëve në Serbi, para formimit të Këshilli Kombëtar Shqiptar, formoi rrjetin e disa shoqatave, duke marrë rolin e shoqërisë civile. Po ashtu, për ata që i ka prekur harresa, po ua përkujtojmë se më 14 maj 2014, në Bujanoc, në mënyrë solemne u bë hapja e zyrës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të jetës civile e publike, në nivel të rajonit të Luginës së Preshevës.

Qëllimi i hapjes së kësaj zyre, sipas krerëve të kësaj nisme qytetare, është lidhja, bashkimi i shoqatave joqeveritare, të cilat veprojnë në Bujanoc dhe më gjerë në Luginë, për të zgjeruar dhe konsoliduar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për një shoqëri të hapur, solidare, humaniste dhe tolerante. Për të ecur punët mbarë e mirë Shoqëria Civile “Perspektiva”, në vitin 2015 zgjodhi për koordinator Nexhmedin Saqipin, e më vonë edhe për kryetar nga viti 2019 e këndej.

Ndërsa,  gjatë vitit 2014, Shoqëria Civile “Perspektiva”, mori pjesë aktive  në zgjedhjet e 26 tetorit 2014 për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe më 15.10.2014, Komisioni Zgjedhor Republikan, në Beograd, ka shpallur zyrtarisht Vendimin për Listës zgjedhore të Shoqërisë Civile “Perspektiva”, me moton: “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”. Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, ishte e pesta me radhë, që ka garuar në këto zgjedhje e përbërë me njerëz të profile të ndryshme, që vinin nga shoqëria civile në Luginë të Preshevës. Mirëpo, mjerisht, në këto zgjedhje shoqëria civile nuk kaloi mirë, ngase votat e saj u keqpërdorën, u anuluan dhe u manipuluan nga partitë politike garuese në këto zgjedhje.

Për t’i vërtetuar këtë të dhëna dëshmojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptar, që nga themelimi i tij e deri tani, nuk i ka dhënë hapësirë asnjëherë shoqërisë civile, të ketë të paktën ndonjë përfaqësues nga katër komisionet e tij, madje as në komisionin për kulturë, duke e bërë këtë institucion thjesht partiak jo gjithëpërfshirëse. Ndaj, si pasoj e këtij veprim ky Këshill i ashtuquajtur “kombëtar”, gjithmonë ka qenë përçarës dhe i stërmbushur me problem artificiale, qoftë me dhënien e “Pëlqimeve” për drejtorët e shkollave, qoftë për projektet e shoqatave, që aplikonin në ministritë përkatëse.

Në vazhdim, të retrospektivës e japim linkun, ku do ta gjeni shkrimin për hapjen në mënyrë solemne të zyrës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në të cilin morën pjesë një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të jetës civile e publike, në nivel të rajonit të Luginës së Preshevës……..https://rajonipress.com/ne-bujanoc-hapet-zyra-e-shoqerise-civile-2/