Ballina Aktuale Takim për zhvillim dhe dialog – Nenad Mitroviq pret përfaqësuesin e BE-së...

Takim për zhvillim dhe dialog – Nenad Mitroviq pret përfaqësuesin e BE-së në Serbi

SHPËRNDAJE

Beograd – Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, zhvilloi një takim me Çrtomir Peter Fishinger, shef i Departamentit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale në këto tri komuna dhe u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së zhvillimit socio-ekonomik të rajonit. Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së dialogut dhe partneritetit për avancimin e cilësisë së jetës së banorëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të dy palët shprehën gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në projekte që kontribuojnë në stabilitet, gjithëpërfshirje dhe zhvillim në këto komuna.

Në takim mori pjesë edhe Jelena Çoliq, ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, njofton Jetapress..