Ballina Aktuale Mesazh urimi i Reisit Nexhmedin ef. Saqipi  me rastin e Kurban Bajramit

Mesazh urimi i Reisit Nexhmedin ef. Saqipi  me rastin e Kurban Bajramit

SHPËRNDAJE

Me rastin e Festës së madhe të Kurban Bajramit, Reisu-l-Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, H. Nexhemdin ef. Saqipi, u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë dhe kudo në botë, duke u dëshiruar që kjo festë t’i gjejë ata në paqe, harmoni familjare, mëshirë ndaj njëri-tjetrit dhe me zemra të mbushura me besim dhe dashuri për Zotin dhe për njerëzit.

Në mesazhin e tij, z. Saqipi thekson se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe afërsisë me Krijuesin, por edhe me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën dhe dorën e vëllazërisë sonë. Në këto ditë të begata, le të lutemi për më shumë mirësi, drejtësi dhe dinjitet për të gjithë njerëzit, si dhe për paqe dhe stabilitet në vendin tonë dhe në mbarë botën.

Një urim i veçantë shkon për haxhilerët tanë që gjenden në vendet e shenjta në Mekë e Medinë, duke u lutur që Haxhi i tyre të pranohet dhe të kthehen në familjet e tyre me shëndet e mirësi. Prania e tyre në vendet e shenjta është një bekim për gjithë komunitetin tonë dhe një kujtesë e gjallë për lidhjen tonë shpirtërore me themelet e fesë sonë.

Reisi Saqipi përmbyll urimin e tij duke shprehur dëshirën që kjo festë t’i bashkojë të gjithë besimtarët në gëzim, mirëkuptim dhe dashuri të ndërsjellë, dhe që festat e ardhshme t’i presim në rrethana më të mira, në paqe e prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Urime Kurban Bajrami!, njofton Jetapress