Ballina Aktuale Reisu­-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saçipi, priti në vizitë përfaqësuesin francez z. Žan-Kristof ...

Reisu­-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saçipi, priti në vizitë përfaqësuesin francez z. Žan-Kristof  Posel për çështje fetare

SHPËRNDAJE

Beograd, 17 qershor 2025 – Në kuadër të vizitës zyrtare në Beograd, z. Žan-Kristof  Posel, këshilltar për çështje fetare pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Francës, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit më të lartë të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë.

Mysafiri i lartë u prit nga Reisu-l-Ulema, Nexhmedin ef. Saqipi, në emër të komunitetit mysliman të përfaqësuar nga tri Meshihatet  – ajo e Serbisë, e Preshevës dhe e Sanxhakut. Në takim morën pjesë edhe myftiu i Beogradit, Mustafa ef. Jusufspahiq, myftiu i Serbisë, Abdullah ef. Numan, kryetari i Këshillit të Lartë Suprem, Muhamed ef. Jusufspahiq, si dhe drejtori i Medresesë, Ramadan ef. Mehmetija.

Gjatë bisedës u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me gjendjen e komunitetit mysliman në Serbi, ruajtjen e të drejtave fetare dhe identitetit, si dhe sfidat në fushën e arsimit dhe integrimit. Z. Posel u informua gjithashtu për hapjen e degës së Al-Az’harit në Beograd dhe për mundësitë që ofron Fakulteti i Shkencave Islame për studentët nga mbarë Evropa.

Vizita u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit midis komuniteteve myslimane në Serbi dhe në Francë. Në fund të takimit, z. Posel u falënderua për interesimin dhe u shpreh shpresa për vazhdimin e këtyre kontakteve në të ardhmen, njofton Jetapress.