Ballina Aktuale U mbajt mbledhja e Këshillit për Pakicat Kombëtare

U mbajt mbledhja e Këshillit për Pakicat Kombëtare

SHPËRNDAJE

25 qershor 2025

Kryeministri i Republikës së Serbisë, prof. dr. Đuro Macut, kryesoi mbledhjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare, të organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, në të cilën u miratua Propozimi i Programit për ndarjen e mjeteve nga Fondi Buxhetor për Pakicat Kombëtare për vitin 2025.

Në fjalën hyrëse, kryeministri Macut tha se Kushtetuta e Republikës së Serbisë detyron respektimin e parimeve demokratike në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme si për shumicën e popullsisë, ashtu edhe për anëtarët e pakicave. Ai shtoi se kjo kushtëzon një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, duke respektuar të gjitha veçoritë, përgjegjësinë e pjesëmarrësve në krijimin e politikave, përfshirë edhe politikat e autonomisë kulturore, dhe mbi të gjitha, krijimin e kushteve për zbatimin e politikave të miratuara.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, theksoi aktivitetet që ministria përkatëse ka ndërmarrë dhe planifikon t’i ndërmarrë në periudhën e ardhshme në drejtim të përmirësimit të pozitës dhe të drejtave të anëtarëve të komuniteteve pakicë, të cilët, siç tha ai, janë një pasuri e Serbisë.

Në mbledhjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare u miratua Propozimi i Programit për ndarjen e mjeteve nga Fondi Buxhetor për Pakicat Kombëtare për vitin 2025, për të cilin janë siguruar gjithsej 25.000.000,00 dinarë.

Sipas këtij propozimi, kultura është përcaktuar si fusha prioritare e financimit të programeve dhe projekteve për pakicat kombëtare këtë vit, duke konfirmuar kështu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për të vazhduar punën në përmirësimin dhe zhvillimin e praktikave kulturore të pakicave kombëtare në Serbi.

Në mbledhje morën pjesë edhe ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit Boris Bratina, ministri i Drejtësisë Nenad Vujiq, përfaqësues të dikastereve shtetërore si dhe përfaqësues të këshillave kombëtarë të pakicave kombëtare, njofton Jetapress.