Ballina Aktuale DY RRUGË – DY QASJE TË NDRYSHME ME NJË QËLLIM: TË DREJTAT

DY RRUGË – DY QASJE TË NDRYSHME ME NJË QËLLIM: TË DREJTAT

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Dy takime të rëndësishme, para do kohësh, në Beograd: Përpjekje legjitime për të drejtat e shqiptarëve dhe myslimanëve në Serbi. Në Beograd u zhvilluan dy takime me rëndësi të veçantë për shqiptarët dhe komunitetet myslimane në Serbi, nga dy përfaqësues të zgjedhur dhe legjitimë të këtyre komuniteteve.

Takimi i Reisu-l-Ulemasë, Nexhmedin ef. Saqipi, me Presidentin Vuçiq, lidhej me adresimin e problemeve që prekin drejtpërdrejt çështjen e të drejtave të besimtarëve myslimanë në këtë shtet multietnik dhe multikonfesional.

Liria fetare

Përpjekjet e tij përfshijnë komunitete të ndryshme myslimane – shqiptarë, boshnjakë, dhe  romë, duke kërkuar respektim të barabartë të lirive fetare dhe avancim të pozitës institucionale të Bashkësisë Islame.

Reis ef. Saqipi përfaqëson një institucion që gëzon legjitimitet të plotë, i zgjedhur me vota të rregullta nga 30 delegatë të Kuvendit Suprem të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë – përfaqësues nga tri Meshihate kryesore: ai i Serbisë, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës.

Bashkësia Islame e Serbisë ka vazhdueshmëri institucionale që nga viti 1868, ndërsa më 2007 ajo e rifreskoi kontinuitetin e saj me strukturë të përbashkët dhe përfaqësim të balancuar.

Të drejtat e njeriut

Takimi i deputetit Shaip Kamberi me Presidentin Vuçiq, po ashtu në Beograd, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, zhvilloi takim me Presidentin Vuçiq, duke ngritur çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Pavarësisht simbolikës politike që ka sjellë – si vendosja e një flamuri shqiptar pranë vetes për disa çaste në sallën e parlamentit, zëri i Kamberit është konsideruar nga shumëkush si përfaqësues i interesave të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë.

Qëllimi

Dy rrugë, një qëllim: të drejtat dhe dinjiteti i shqiptarëve.  Dy qasje të ndryshme – njëra përmes përfaqësimit fetar dhe tjetra përmes përfaqësimit politik – por që synojnë një qëllim të përbashkët: avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Serbi, si dhe forcimin e bashkëjetesës, barazisë dhe dinjitetit të qytetarëve.

Prioriteti

Në fund, mbetet të shihet se cilin nga këto dy prioritete i pari i shtetit të Serbisë, do ta marrë parasysh: planin 7 pikësh, apo qendrën për institucionin e Bashkësisë Islame, të cilat synojnë një qëllim të përbashkët: avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Serbi.