Ballina Aktuale LËVIZJES QYTETARE “VATRA” ME VIZION TË QARTË  RRETH  ZGJEDHJEVE KOMUNALE NË GJILAN

LËVIZJES QYTETARE “VATRA” ME VIZION TË QARTË  RRETH  ZGJEDHJEVE KOMUNALE NË GJILAN

SHPËRNDAJE

Nga Rejhane Rexhepi

Mbrëmë, në Gjilan, u zhvillua një takim i ngrohtë dhe miqësor në mes kryetarit të Lëvizje Qytetare Vatra, të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, ish-kryetar i Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe kryetarit të shoqërisë civile nga Bujanoci, Nexhmedin Saqipi, në të cilin takim merrnin pjesë edhe Jeton Arifi, ish ushtari më i ri i ish-UÇPMB-së dhe disa veprimtarë nga Malësia e Bujanocit.

Gjatë këtij takimi, Kushtrim Kadriu theksoi rëndësinë strategjike të zgjedhjeve lokale në Gjilan dhe rrethinë. Ai, prezantoi programin dhe vizionin e Lëvizjes Vatra, të cilat fokusohen në përparimin, reformën institucionale dhe zhvillimin gjithëpërfshirës. Sipas Kadriut, këto zgjedhje nuk janë thjesht çështje lokale, por mbartin peshë për bashkëpunimin rajonal dhe dinjitetin kombëtar.

Ndërsa kryetari i shoqërisë civile nga Bujanoci, Nexhmedin Saqipi, u zotua se nuk do të mungojnë aktivitetet për t’i bindur qytetarët, sidomos ata nga Malësia e Bujanocit, që ta votojnë  Lëvizjen Qytetare Vatra, dhe kryetarin e saj, Kushtrim Kadriu, i cili ka dhënë një kontribut të mrekullueshëm gjatë mandatit të tij si kryetar i Kuvendit Komunal në Gjilan, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u potencua nevoja e krijimit të kushteve në kthimin e të zhvendosurve nga Malësia e Bujanocit, si dhe fondet nga Qeveria e Kosovës, të adresohen në këtë drejtim me interes qytetar e kombëtar.

Takimi u mbyll me një thirrje të përbashkët për mobilizim qytetar, transparencë në qeverisje dhe bashkëpunim më kuptimplotë ndërshqiptar. Lëvizja Vatra premtoi se do të vazhdojë fushatën e saj për t’u bërë zë i komuniteteve të lëna pas dore në planifikimet politike dhe ekonomike, njofton Jetapress