Ballina Aktuale Franca: Vendet arabe do të dënojnë Hamasin në takimin e OKB-së në...

Franca: Vendet arabe do të dënojnë Hamasin në takimin e OKB-së në Nju Jork

SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, ka deklaruar se për herë të parë vendet arabe do ta dënojnë Hamasin dhe do të kërkojnë çarmatosjen e tij në një takim ministror të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet javën e ardhshme në Nju Jork.

Në një intervistë për të përjavshmen franceze Le Journal du Dimanche, Barrot tha se ky veprim synon të nxisë më shumë vende evropiane të njohin shtetin palestinez.

“Për herë të parë, vendet arabe do ta dënojnë Hamasin dhe do të kërkojnë çarmatosjen e tij, gjë që do të përforcojë izolimin e tij përfundimtar. Vendet evropiane, nga ana tjetër, do të konfirmojnë synimin për ta njohur shtetin e Palestinës. Gjysma e vendeve evropiane e kanë bërë këtë tashmë, të tjerat po e shqyrtojnë,” tha Barrot.

Ai shtoi se “Kryeministri britanik ka shprehur synimin për ta bërë këtë. Gjermania po e konsideron në një fazë të mëvonshme. Ne do të bëjmë një thirrje në Nju Jork që vende të tjera të bashkohen me ne për të nisur një proces më ambicioz dhe më kërkues, që do të kulmojë më 21 shtator.” /mesazhi