Ballina Aktuale Kryetari i Trupit koordines Aleksandar Martinoviq i kundërpërgjigjet Kamberit.

Kryetari i Trupit koordines Aleksandar Martinoviq i kundërpërgjigjet Kamberit.

SHPËRNDAJE

Në lidhje me letrën e deputetit dhe kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, si dhe përgjigjen që ka ardhur nga Brukseli me këtë rast, ndjejmë detyrimin që, në interes të së vërtetës dhe për informimin e saktë të opinionit vendas dhe ndërkombëtar, të sqarojmë qartë faktet në vijim:

Çështja e pasivizimit të adresave është një procedurë thjesht administrative dhe ligjore, dhe aspak politike. Ajo zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e Republikës së Serbisë, pa dallim përkatësie kombëtare apo etnike të qytetarëve. Këtë e dëshmojnë qartë të dhënat zyrtare, sipas të cilave nga fundi i vitit 2011 deri në mes të vitit 2024 janë pasivizuar: 647 adresa në Inxhi (Inđija), 3.863 në Nish dhe 3.022 në Pançevë. Çdo insinuatë për përzgjedhje etnike përbën dezinformim të qëllimshëm të opinionit dhe keqpërdorim të një procesi teknik-administrativ për qëllime politike.

Deklaratat e Shaip Kamberit janë të pabazuara, të motivuara politikisht dhe të rrezikshme, pasi përmes tyre synohet në mënyrë të qëllimshme destabilizimi i komunave në jug të Serbisë. Veçanërisht shqetësues është përpjekja për të transferuar konfliktet politike të brendshme dhe krizën institucionale në Kosovë në territorin e Preshevës dhe Bujanocit.

Trupi Koordinues dhe Shërbimi i tij vazhdimisht bëjnë thirrje për dialog të hapur dhe konstruktiv me të gjithë aktorët relevantë, duke respektuar plotësisht Kushtetutën, ligjet si dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Megjithatë, dialogu është i mundur vetëm nëse ekziston vullnet nga të dyja palët. Zoti Kamberi në mënyrë të vazhdueshme refuzon komunikimin institucional, vepron në mënyrë të njëanshme dhe me këtë vetëdijshëm dëmton interesat e qytetarëve që formalisht i përfaqëson.

Në kundërshtim me pretendimet e tij, shteti i Serbisë gjatë periudhës së fundit ka ndërmarrë një sërë masash në bashkëpunim me përfaqësues të pakicës kombëtare shqiptare. Dy mjeke të nacionalitetit shqiptar janë punësuar me kontratë të përhershme në Qendrën Shëndetësore në Vranjë. Qeveria e Republikës së Serbisë, në mbledhjen e saj të 25 janarit 2024, ka marrë vendim për renovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin Luçan, komuna e Bujanocit, në vlerë prej 90 milionë dinarësh. Në Bujanoc janë hapur dy grupe të reja kopshti në gjuhën shqipe – një për foshnje dhe një për fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç.

Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet se ministri aktual për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror në Qeverinë e Republikës së Serbisë është nga pakica kombëtare shqiptare, gjë që përbën një dëshmi konkrete të integrimit institucional të thellë dhe barazisë së vërtetë.

Republika e Serbisë mbetet e përkushtuar në mënyrë të palëkundur ndaj mbrojtjes dhe avancimit të pozitës së të gjitha pakicave kombëtare, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare. Politika jonë bazohet në vepra konkrete, e jo në spekulime politike, dhe kjo përkushtim nuk do të cenohet, pavarësisht përpjekjeve për dezinformim dhe krijim të tensioneve.

Burimi: Shërbimi i Trupit Koordinues