Ballina Aktuale Mjaftë më me broçkulla ateiste e enveriste, që po na shiten si...

Mjaftë më me broçkulla ateiste e enveriste, që po na shiten si “patriotizëm”!

SHPËRNDAJE

Shkruan: Nehat Hyseni

Sharllatanizmi “intelektual” dhe mjerimi i mungesës elementare të respektit për liritë dhe të drejat njerëzore, fetare e kombëtare që kohëve të fundit po cenohen në mënyrë të paskrupulltë nga disa persona të vetshpallur si “intelektualë të mirëfilltë”.
Këta zotërinjë realisht janë të “gjithëdijshëm”: ata e dijnë saktë se a ka zot apo nuk ka, pastaj e dijnë se kush shkon në xhami apo kishë për tu lutur dhe për të adhuruar Zotin, me demek pra, janë mëkatarët, dmth “gjynahqarë”, të cilët vizitojnë objektet fetare, kishat dhe xhamitë për t’i larë mëkatet. Por, dikush nga këta persona të gjithëdijshëm e din se “kurrë nuk do t’i lajnë mëkatet (gjynahet), sepse këta i dijnë të gjithat. Prandaj, e dijnë se si do veproj Zoti me këta mëkatarë!
Meqë Lugina e Preshevës ka arritur, sa duket, nivele të larta “intelektuale”, pse të mos i kumtojmë botës “dituritë tona profetike”? Pra, derisa bota bashkëkohore nuk e din qartë dhe prerë se a ka zot apo nuk ka dhe disa mendojnë se ka dhe i luten dhe adhurojnë zotin, disa të tjerë thonë se nuk ka zot dhe si ateistë që janë, nuk i luten fare Zotit. Ekziston edhe një grup tjetër njerëzish, kryesisht intelektualë e shkencëtarë, të cilët nuk besojnë në asnjërin zot të veçantë: të krishterë, myslimanë, hebraik, budistë, etj., por besojnë se ekziston një “forcë mbinatyrore” që rregullonë gjithësinë, njerëzimin dhe gjithçka tjetër.
Por, pa marrë parasysh se a beson ndokush në zot, është agnostik apo ateist, në një sistem politik pluralist e laik, realisht askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të imponoj bindjet e veta personale personave të tjerë!
Sepse, liria e besimit apo mosbesimit në zot është e garantuar me kushtetutë dhe me ligje përkatëse në të gjitha shtetet demokratike.
Prandaj, ia tërheqim vërejtjen aparatçikëve sllavokomunistë ose të vetëquajturve “intelektualëve të mirëfilltë” enveristëve të vonuar ateistë, etj. që të kenë kujdes dhe të mos e maltretojnë opinionin me broçkulla të tilla sllavomomuniste, sepse cenojnë rënd liritë dhe të drejtat elementare, të garantuara me ligj.