Ballina Aktuale Prorektori i Universitetit Internacional të Ballkanit viziton Bashkësinë Islame të Luginës

Prorektori i Universitetit Internacional të Ballkanit viziton Bashkësinë Islame të Luginës

SHPËRNDAJE

Sot, në Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishte për vizitë prof. dr. Ahmet Lokçe.

Mysafirin, z. Lokçe, e priti kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mr. Nexhmedin ef. Ademi, me bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari, z. Ademi, e njoftoi prorektorin, z. Lokçe, me aktivitetet e Bashkësisë Islame dhe me organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës. Ai falënderoi për mbështetjen institucionale, në veçanti nga Diyaneti dhe nga institucionet e tjera të shtetit turk.

Prorektori, z. Ahmet Lokçe, bëri një prezantim të programeve studimore që ofron Universiteti Internacional i Ballkanit në Shkup. Ai theksoi se një numër studentësh nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në këtë universitet, kanë treguar nivel të lartë interesimi dhe serioziteti.

Kryetari, z. Ademi, falënderoi për mbështetjen që ky universitet u ka dhënë studentëve nga Lugina përmes bursave dhe për mundësinë e përfshirjes së tyre në tregun e punës pas përfundimit të studimeve në Universitetin Internacional të Ballkanit në Shkup.

Prorektori ftoi Bashkësinë Islame që të vizitojë kampusin e këtij universiteti në Shkup.

Njofton Shërbimi për Informim i BIPBM-së. /jetapress/