Ballina Aktuale Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë mori pjesë në Paradën e Unitetit...

Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë mori pjesë në Paradën e Unitetit në Beograd

SHPËRNDAJE

Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, z. Nexhmedin Saqipi, mori pjesë në paradën shtetërore të unitetit, e cila u mbajt në Beograd.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, trupave diplomatike dhe delegacioneve ndërkombëtare, Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë u radhit ndër institucionet fetare që dhanë mesazhin e tyre për unitet, paqe dhe bashkëjetesë.

Pjesëmarrja e Reis-i-Ulema Saqipit në këtë ceremoni madhështore shënon një moment të rëndësishëm të prezencës institucionale të Bashkësisë Islame të Serbisë, duke dëshmuar angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërfetare, respektimin e diversitetit dhe kontributin në paqen sociale.

Ky manifestim, i cili u ndoq nga një numër i madh qytetarësh dhe i tërhoqi vëmendjen e mediave vendore dhe ndërkombëtare, u cilësua si një shfaqje e fuqisë dhe e kohezionit shtetëror, ku gjithashtu u theksua roli i komuniteteve fetare në ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe të harmonizuar.

Reisu-l-Ulema Saqipi, në fjalën e tij, theksoi se Bashkësia Islame e Serbisë do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm i paqes dhe mirëkuptimit, duke i dhënë përparësi vlerave të respektit të ndërsjellë dhe tolerancës në mesin e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, nofton Jetapress.