Ballina Lajme Nga Bota Numri i viktimave në Gaza që nga mëngjesi rritet në të paktën...

Numri i viktimave në Gaza që nga mëngjesi rritet në të paktën 29

SHPËRNDAJE

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga agimi, kanë bërë të ditur burime spitalore për Al Jazeera.

Mes tyre, 11 persona – përfshirë dy fëmijë – u vranë në qendër të Gazës ndërsa kërkonin ndihma ushqimore. Po ashtu, të paktën dy civilë humbën jetën kur ushtria izraelite goditi një shtëpi në lagjen Remal të qytetit të Gazës, pa paralajmërim.

Sulmet kanë rënduar më tej gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës.