Ballina Aktuale E ka quajtur Izraelin shtet terrorist, reagon Erdogan për reagimin e Hamas...

E ka quajtur Izraelin shtet terrorist, reagon Erdogan për reagimin e Hamas për paqe

SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka reaguar për herë të parë pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të armëpushimit të propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden, duke e cilësuar atë si një zhvillim konstruktiv në drejtim të paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës.

– Advertisement –

Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Erdogan tha se përgjigjja e Hamasit përbën “një hap të rëndësishëm drejt arritjes së paqes së përhershme”, ndërsa bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të sulmeve izraelite dhe respektimin e planit për armëpushim.

“Duhet të merren pa vonesë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme,” shkroi ai.

Presidenti turk e cilësoi situatën aktuale në Gaza si një “gjenocid” dhe një “pamje të turpshme që ka lënduar ndërgjegjen globale”, duke kërkuar një fund të menjëhershëm të konfliktit.

Erdogan u zotua se Turqia do të vijojë përpjekjet për të siguruar një rezultat sa më të favorshëm për palestinezët dhe për të çuar përpara zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare.