Ballina Aktuale MINISTRI BERISHA NË TIRANË PËR INTEGRIMIN E ROMËVE

MINISTRI BERISHA NË TIRANË PËR INTEGRIMIN E ROMËVE

SHPËRNDAJE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, mori pjesë në Takimin e Gjashtë Ministror për Integrimin e Romëve, i cili u zhvillua në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Berisha theksoi se ishte një nder të përfaqësonte Qeverinë e Republikës së Serbisë, e cila ndjek politika të përgjegjshme dhe angazhohet aktivisht për integrimin e pakicës kombëtare rome. Ai nënvizoi se Serbia është e vetëdijshme për sfidat me të cilat përballen qytetarët romë dhe se roli i shtetit në hartimin dhe zbatimin e politikave publike në këtë fushë është kyç.

Ministri Berisha kujtoi vendimin e Qeverisë së Serbisë, më 11 shtator të këtij viti, për themelimin e Trupit Koordinues për Përmirësimin e Pozitës së Romëve dhe Romeve, me kryeministrin si kryetar dhe disa ministra të qeverisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Rome si anëtarë.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e arsimit dhe prezantoi një program të ri falas për rikualifikimin e qytetarëve romë nga territori i Beogradit në kategorinë “D”, i cili do t’u mundësojë atyre punësim në Ndërmarrjen e Transportit Publik të Beogradit. Ministri vuri në dukje edhe rëndësinë e përmirësimit të statusit të ndërmjetëseve shëndetësore, si pjesë e përpjekjeve të ministrisë për përmirësimin e kushteve të komunitetit rom në sistemin shëndetësor./Jetapress/