Ballina Aktuale REZOLUTA PËR SHQIPTARËT E LUGINËS DËSHTON: SHAIP KAMBERI MUNGON, PËR ARSYE FAMILJARE

REZOLUTA PËR SHQIPTARËT E LUGINËS DËSHTON: SHAIP KAMBERI MUNGON, PËR ARSYE FAMILJARE

SHPËRNDAJE

Deputeti Shaip Kamberi nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit të Serbisë, sesioni i parë i rregullt i vjeshtës,  për shkak të një rasti vdekjeje në familjen e tij. Megjithatë, mungesa e tij bie në sy, duke marrë parasysh se ai prej kohësh bojkoton seancat parlamentare, ndërsa angazhohet në nisma për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjatë seancës, shumica parlamentare hodhi për votim “Rezolutën për pozitën e shqiptarëve të Luginës” në mungesë të deputetëve shqiptarë dhe boshnjakë. Nëse deputeti Kamberi paska arsye familjare për  mospjesëmarrje ne séance plenare, çfarë arsye kanë deputetët boshnjakë që nuk kanë marrë pjesë aktive në Parlament? Ngase janë marrë vesh që t’i bojkotojnë punimet në Kuvendin Republikan të Serbisë, për shkak protestave, kurse ndërkohë marrin iniciativa në legjislativin serb. Drejtori i Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, duke shfrytëzuar mungesën e deputit Kamberi, ironizoi me iniciativën politike të shqiptarëve.

Sekretari organizativ i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Rahim Salihi, reagoi ashpër, duke e cilësuar këtë si një “akt perfid dhe tinëzar” dhe si dëshmi të mungesës së vullnetit politik për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në rajon, si një alibi për ta arsyetuar mungesën e deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, njofton Jetapress