Ballina Aktuale REISU-l-ULEMA NEXHMEDIN EF. SAQIPI URON PAQEN E ARRITUR NË GAZA

REISU-l-ULEMA NEXHMEDIN EF. SAQIPI URON PAQEN E ARRITUR NË GAZA

SHPËRNDAJE

Nga vendet më të shenjta të Islamit, nga Qyteti i Bekuar i Mekës, Reisu-I- Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, përcjell urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike të paqes në Gaza, e cila i jep fund vuajtjeve të gjata dhe hap një faqe të re të bashkëjetesës, dinjitetit dhe shpresës për popullin palestinez dhe gjithë rajonin.
Në mesazhin e tij të paqes, Reisi Saqipi thekson se paqja është dhuratë hyjnore dhe mrekulli që lind nga drejtësia, mëshira dhe falja, ndërsa lutjet e miliona besimtarëve në mbarë botën janë dëgjuar më në fund.
“Nga Qabeja e Shenjtë, ku zemra e Islamit rreh për gjithë njerëzimin, dërgojmë lutje për paqe të qëndrueshme, për pajtim dhe mirëkuptim midis të gjitha kombeve dhe feve. Paqja në Gaza është fitore e njerëzimit, e mëshirës dhe e urtësisë hyjnore,” — theksoi Reisi Saqipi.
Në përmbyllje, ai uroi që kjo marrëveshje të shërbejë si shembull për popujt dhe udhëheqësit e botës, që të ndjekin rrugën e paqes, solidaritetit dhe mëshirës, ashtu siç na mëson Zoti i Gjithëmëshirshëm, njofton Jetapress.