Ballina Aktuale Shqipëri, protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare

Shqipëri, protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare

SHPËRNDAJE

Mijëra persona nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë me flamuj kombëtarë dhe simbole të tjera kombëtare.

Në Shqipëri është mbajtur një protestë kombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me moton “Unë jam UÇK”.

Mijëra persona nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare janë mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë me flamuj kombëtarë dhe simbole të tjera kombëtare.

Pjesë e protestës ishte edhe Agim Pllashniku, veteran i UÇK-së, që u nis në këmbë nga Prishtina për të marrë pjesë në protestën në Tiranë.

Në një deklaratë për Anadolu, Pllashniku tha se ia ka arritur qëllimit dhe se ndihet shumë i gëzuar.

“Këtë iniciativë e kam marrë para dy ditësh. Kam udhëtuar dy ditë e dy netë për të mbërritur sot në këtë protestë të madhe. E falënderoj shtetin shqiptar, edhe Kosovën e falënderoj policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për përkrahjen. Edhe populli shqiptar më ka përkrahur në çdo hap”, tha Pllashniku.