Ballina Aktuale REISU-L- ULEMA NEXHMEDIN SAQIPI MORI PJESË NË JUBILEUN E 25 VJETORIT TË...

REISU-L- ULEMA NEXHMEDIN SAQIPI MORI PJESË NË JUBILEUN E 25 VJETORIT TË FORMIMIT TË TRUPIT KOORDINUES PËR PRESHEVË, BUJANOC DHEN MEDVEGJËNë

SHPËRNDAJE

Në Banjën e Bujanocit, më 16 dhjetor 2025, në orën 13:00, u shënua në mënyrë solemne njëzet e pesëvjetori i themelimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë jubile ku merrnin pjesë ish-kryetarë dhe kryetarë aktualë të Trupit Koordinues, kryetarët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare, vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave partnere, ishte i pranishëm edhe Reis-I- Ulema Nexhmedin Saqipi nga Bashkësia Islame në Serbi.

Në kuadër të programit solemn u shfaqe një film i shkurtër, i cili përmes një pasqyrimi të projekteve dhe rezultateve më të rëndësishme rikujtoji një çerek shekulli të punës së Trupit Koordinues, si dhe rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit, zhvillimin dhe avancimin e dialogut në jug të Serbisë qendrore.

Të pranishmëve u drejtua kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë, dr. Aleksandar Martinoviq, si dhe ish-kryetarët e Trupit Koordinues, të cilët folën për sfidat dhe rezultatet në faza të ndryshme të punës së tij.

Gjatë ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje për individë dhe institucione që me punën dhe bashkëpunimin e tyre shumëvjeçar kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në arritjet e Trupit Koordinues.

Vlen të ceket se shënimi solemn i këtij jubileu të rëndësishëm paraqet një mundësi për të theksuar vazhdimësinë e politikave shtetërore, stabilitetin institucional dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të gjithanshëm të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njofton Jetapress.