Ballina Aktuale Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump e njofton zyrtarisht: Zbulohet një plan me...

Pezullohen sulmet ndaj Iranit, Trump e njofton zyrtarisht: Zbulohet një plan me 10 pika

SHPËRNDAJE

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për pezullimin e përkohshëm të sulmeve ndaj Iranit, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit diplomatike në rajon.

Sipas tij, vendimi erdhi pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe shefin e ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, të cilët kanë kërkuar ndalimin e përshkallëzimit të situatës.

Trump bëri të ditur se pezullimi i sulmeve do të zgjasë dy javë dhe është i kushtëzuar me hapjen e menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit.

Ai theksoi se SHBA-ja tashmë ka arritur objektivat e saj ushtarake dhe se palët janë afër një marrëveshjeje përfundimtare, e cila synon paqe afatgjatë jo vetëm mes SHBA-së dhe Iranit, por edhe në gjithë Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës, Irani ka paraqitur një propozim me 10 pika, i cili po konsiderohet si bazë serioze për vazhdimin e negociatave. Trump shtoi se shumica e çështjeve të mëparshme të mosmarrëveshjeve tashmë janë tejkaluar, ndërsa periudha dyjavore pritet të shërbejë për finalizimin e marrëveshjes.

Në fund, ai e cilësoi zhvillimin si një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së një prej çështjeve më të ndërlikuara ndërkombëtare dhe drejt forcimit të stabilitetit në rajon.