Ballina Aktuale Forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

SHPËRNDAJE

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq, zhvilloi sot një takim me Çërtomir Peter Fishinger, shef i Departamentit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, ku u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe hapat konkretë të orientuar drejt zhvillimit të këtij rajoni.

Vëmendje e veçantë iu kushtua situatës aktuale në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe sfidave dhe potencialeve për zhvillimin e tyre më të shpejtë socio-ekonomik. Në këtë kontekst, u theksua nevoja për mbështetje të vazhdueshme institucionale, forcimin e partneritetit me akterët ndërkombëtarë dhe realizimin më efikas të iniciativave zhvillimore.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se dialogu, stabiliteti dhe gjithëpërfshirja janë parakushte kyçe për përparim afatgjatë, duke shprehur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës, mundësive ekonomike dhe cilësisë së përgjithshme të jetës së qytetarëve në këto komuna.

Në takim morën pjesë gjithashtu edhe Jelena Çoliq, ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtores së Shërbimit të Trupit Koordinues, si dhe Gordana Araciq, këshilltare politike në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, thuhet në njoftimin e TK-së.