Ballina Aktuale ERA ASANI SHPALLET “NXËNËSJA E GJENERATËS 2025/2026”

ERA ASANI SHPALLET “NXËNËSJA E GJENERATËS 2025/2026”

SHPËRNDAJE

Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc ka shpallur nxënësen Era Asani si “Nxënësja e Gjeneratës 2025/2026”, një vlerësim i veçantë që u jepet nxënësve më të dalluar për suksesin e tyre të përgjithshëm gjatë vitit shkollor.

Ky titull i është ndarë Erës në shenjë mirënjohjeje për suksesin e shkëlqyer në mësime, përkushtimin e vazhdueshëm, sjelljen shembullore dhe angazhimin e saj të palodhshëm gjatë gjithë procesit të shkollimit.

Drejtori i shkollës, z. Xhelal Mustafa, në një ceremoni të veçantë, i ka ndarë mirënjohjen Erës Asani, duke vlerësuar lart punën dhe përkushtimin e saj. Ai ka theksuar se nxënës të tillë janë shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët dhe krenari për institucionin arsimor.

“Erës i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e mëtejshëm drejt dijes dhe realizimin e të gjitha ëndrrave të saj”, u shpreh drejtori Mustafa gjatë ndarjes së mirënjohjes.

Shkolla “Naim Frashëri” në Bujanoc vazhdon të promovojë vlerat e dijes, punës dhe sjelljes së mirë, duke inkurajuar nxënësit që të arrijnë rezultate të larta dhe të jenë qytetarë të përgjegjshëm të së ardhmes./Jetapress/