Ballina Aktuale Përtej polarizmit ndërfetar-drejt bashkimit dhe unitetit shqiptar!

Përtej polarizmit ndërfetar-drejt bashkimit dhe unitetit shqiptar!

SHPËRNDAJE

Nga Mustaf Memeti

Ne shqiptarët, kudo që jetojmë në botë, kemi një histori, një gjuhë, një kulturë dhe një kujtesë që na lidh shumë më fort sesa dallimet fetare që na ndajnë.

Besimi fetar është pjesë e identitetit dhe e lirisë së secilit prej nesh. Por asnjë dallim fetar nuk duhet të bëhet arsye për përçarje, paragjykim apo armiqësi mes shqiptarëve.

“Muslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj apo njerëz me bindje tjera- secili ka vendin e vet të respektuar në mozaikun ton kombëtar”.

Është koha të tejkalojmë çdo polarizëm ndërfetar dhe të kuptojmë se ndryshimi nuk është kërcënim, por pasuri.

[Nuk kemi nevojë të jemi të njëjtë në besim për të qenë të emancipuar e të bashkuar në respekt, në dinjitet dhe në dashurinë për kombin e vendin tonë].

Nga trojet shqiptare deri në diasporë, le të mos ua trashëgojmë brezave të rinj paragjykimet dhe ndasitë tona. Le t’u lëmë një trashëgimi më të bukur: një shqiptarësi ku feja praktikohet me liri, tjetri respektohet me zemër dhe askush nuk përjashtohet për shkak të besimit.

Le të jemi shqiptarë që ndërtojnë ura, jo shqiptarë që ngrenë mure.
Të ndryshëm në besim, por të bashkuar në respekt.
Të lirë në bindje, por vëllezër në njerëzi.

Sepse në fund, ajo që na bashkon duhet të jetë gjithmonë më e madhe se ajo që na ndan.

Teolog/Kryetar
KFAOS