Ballina Aktuale Kam vepruar që të triumfojnë dialogu, paqja dhe demokracia!?

Kam vepruar që të triumfojnë dialogu, paqja dhe demokracia!?

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

Jam orientuar nga rruga e paqes, mirëkuptimit dhe stabilitetit atëherë kur kam parë se popujt nuk duan luftë. I kam parë njerëzit të frikësuar, të lodhur e të stresuar, dhe kam dëgjuar kërkesën e tyre të përbashkët: paqe në Ballkan.
Por nuk e kam ditur se pas fjalëve për paqe mund të fshiheshin ende urrejtja, hakmarrja dhe dëshira për konflikt. Nuk e kam ditur se disa demonë të vjetër do të zgjoheshin përsëri, sapo të kalonte një periudhë e shkurtër.

Atëherë pyes:

Pse më mashtruat?

Unë ju ftova për dialog e paqe, ndërsa ju më shpifët, më penguat dhe më sulmuat vetëm pse kërkova t’ju ndihmoj të dilni nga sëmundja e urrejtjes dhe hakmarrjes.
Është njësoj si një i sëmurë që mezi pranon të shkojë në spital, por kur mjeku përpiqet ta shërojë, ai refuzon ilaçin.
Unë nuk kam vepruar jashtë asaj që kanë kërkuar dhe mbështetur politika e kohës, nga ajo lokale deri te ajo ndërkombëtare. Kam zgjedhur dialogun, stabilitetin dhe paqen.
Çfarë faji kam unë, nëse ju të gjithë na paskeni gënjyer?
Ndoshta gabimi im i vetëm ishte se ju besova kur thatë se e donit paqen.