Ballina Aktuale EDI RAMA, SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR DIALOG DHE REFLEKTIM!

EDI RAMA, SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR DIALOG DHE REFLEKTIM!

SHPËRNDAJE

Jam i gatshëm të ulem në tryezën e dialogut për çështjet që shqetësojnë Shqipërinë, nëse Edi Rama e konsideron të dobishëm këtë kontribut.

Në momente të vështira, dëgjimi i mendimeve ndryshe dhe vlerësimi i realitetit janë thelbësore për të gjetur zgjidhje.

Tiranës i duhet qetësi, mirëkuptim dhe përgjegjësi nga të gjithë. Tensionet duhen ulur përmes dialogut, me respekt për qytetarët dhe shqetësimet e tyre.

Në emër të Shoqërisë Civile, e ftoj Edi Ramën të reflektojë dhe të shqyrtojë mundësitë për një zgjidhje paqësore.

Jam i gatshëm të kontribuoj me ide dhe përvojën time për kapërcimin e kësaj situate.

Kur vendoset interesi i vendit mbi çdo dallim, dialogu bëhet forcë dhe jo dobësi. Shqipëria ka nevojë për ura komunikimi, jo për mure ndarëse!

Nga Nexhmedin Saqipi,
Kryetar i Shoqërisë Civile të Luginës së Preshevës