Ballina Aktuale FLAMURI RESPEKTOHET ME VEPRA, JO VETËM ME FJALË!

FLAMURI RESPEKTOHET ME VEPRA, JO VETËM ME FJALË!

SHPËRNDAJE

Flamuri simbolizon një popull, një komb, historinë, sakrificat, krenarinë dhe identitetin tonë. Ai nuk është pronë e individëve, as dekor, e aq më pak mjet për të ndërtuar karrierë politike, famë apo pasuri personale.

Flamuri i jep kuptim rrugëtimit të një kombi, ndërsa dinjiteti i tij dëshmohet përmes punës, përgjegjësisë, ndershmërisë, dijes, kulturës dhe përkushtimit ndaj vendit e shoqërisë.

Identiteti kombëtar nuk ruhet vetëm duke e ngritur flamurin, por duke mbrojtur gjuhën, kulturën, arsimin, historinë dhe vlerat tona, si dhe duke i përcjellë ato te brezat e rinj.

Flamuri meriton respekt çdo ditë, jo vetëm një ditë në vit. Kombi ka nevojë për njerëz që e nderojnë dhe e mbrojnë me vepra, jo për ata që e përdorin si shkallë për t’u ngjitur drejt interesave personale.

Gëzuar Festën e Flamurit të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen!

Nga Nexhmedin Saqipi