Ballina Lajme Thaçi mori pjesë në përurimin e aeroportit në Stamboll

Thaçi mori pjesë në përurimin e aeroportit në Stamboll

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori sot pjesë në përurimin e aeroportit më të madh në botë në Stamboll, me ç’rast pati një takim me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai me këtë rast uroi Erdoganin për shënimin e Ditës së Republikës së Turqisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë. HTH

Ndryshe, aeroporti i ri i Stambollit, i cili tani është i hapur pas fazës së parë të ndërtimit, do të përfundojë plotësisht, me të gjitha përmbajtjet e tij, deri në vitin 2028.

Aeroporti i ri i Stambollit është projektuar të jetë më i madhi në botë dhe do të jetë në gjendje të pranojë 200 milionë pasagjerë në vit.

Ai është hapur në shënimin e 95-vjetorit të Ditës së Republikës së Turqisë.

Vlera e projektit është rreth 10 miliardë euro dhe shteti do të marrë të ardhura nga  koncesioni më shumë se 30 miliardë euro së bashku me tarifat e mbledhura.

Aeroporti i Ataturkut do të mbyllet për fluturime të rregullta pasagjerësh kur aeroporti i ri i Stambollit të jetë plotësisht funksional, dhe do të përdoret për nevoja të tjera.