Ballina Lajme Shpëtohet 16-vjeçari nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll

Shpëtohet 16-vjeçari nga rrënojat e ndërtesës së shembur në Stamboll

SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, u tha gazetarëve se ekipi i shpëtimit shpëtoi një djalë 16-vjeçar nga rrënojat e ndërtesës.

Një adoleshent është shpëtuar nga rrënojat dy ditë pasi një ndërtesë u shemb në Stamboll.

Numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës është rritur në 14, pasi ekipet e shpëtimit nxorrën trupa të tjerë nga rrënojat.

“Ata që humbën të dashurit e tyre në këtë incident le të jenë të siguruar se përgjegjësit do të ndëshkohen”, tha Soylu.

Ndërtesa shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit u shemb të mërkurën me rreth 30 banorë brenda për arsye ende të panjohura.

Dje, një ditë pas rrënimit, ekipet shpëtuan edhe vajzën pesëvjeçare të identifikuar si Azra Havva Tekgöz./aa/