Ballina Lajme Nga Vendi Kujtimi për mësuesin Vehbi, nuk shuhet kurrë!

Kujtimi për mësuesin Vehbi, nuk shuhet kurrë!

SHPËRNDAJE

Dje, më 10 janar, u mbushën dy vjet nga ndarja prej jetës e mësuesit të dashur Vehbi Hyseni, pedagog e veprimtar shoqëroro – politik nga Nesalca e Bujanocit.

Jetapress, me rastin e dyvjetorit të vdekjes së Vehbi Hysenit, në moshën 75 vjeçare, kujton personalitetin e shquar të një veprimtari, i cili pas vetes la kujtime të mira si prind, si shok e si veprimtar.

 Veterani i arsimit, Vehbi Mehmet Hyseni, u lind, më 28 shkurt 1940, në Nasalcë, Komuna e Bujanocit. Shkollën fillore katërklasëshe e mbaroi në fshatin e lindjes. Pas mbarimit të shkollimit të lartë Në vitin 1960/1, punoi si mësues në Komunën e Likovës, për të vazhduar pastaj në Konçul, në Tërnoc e Nesalcë.

Në Beograd mbaroi Fakultetin e Defektologjisë, duke marrë titullin “Pedagog special”, me temën: “Problemet socio-psikiatrike fizikisht të hendikepuar me shqyrtim në Komunën e Bujanocit, për periudhën 5 vjeçare 1978/82.

Sa ishte Vehbi Hyseni, në funksionin e sekretarit të arsimit, në Bujanoc, u ndërtua Pallati i Kulturës në qendër të Bujanocit. Pas ndërtimit të Pallatit të Kulturës, më 1982 u ndërtua Shkolla me mësim në gjuhën shqipe “Naim Frashëri”, pastaj Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, shkolla në Novosellë e meremetime të tjera.

 

Në vitin 1984, Vehbi Hyseni, largohet nga arsimi, duke u angazhuar si shef në Entin për Punësim në Bujanoc, prej nga doli në pension. Jeta e të ndjerit, dritë pastë, ishte e mbushur me shumë aktivitete e kujtime të mira, që nuk harrohen kurrë, njofton jetapress.