Ballina Aktuale Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Haradinajt

Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Haradinajt

SHPËRNDAJE

Gazeta lidere në Serbi, “Blic”, me lexues dhe tirazh më të madh, në numrin e saj të sotëm, të 12 janarit, në ballinë, shkruan se “Shqiptari më i pasur paguan lirinë e Haradinajt”.

“Blic”, bënë të ditur se biznesmeni i Kosovës, ish presidenti Behgjet Pacolli, nuk është duke i kursyer paratë për lirimin e Ramush Haradinajt. Gjithashtu, në sipas kësaj gazete, ai, lobon me grupe të caktuara te francezët për të bërë presion te politikanët dhe mediet në favor të fushatës për lirimin e Haradinajt.

Këto konstatime “Blic”, i mbështet në deklaratat e zotit Pacolli të shprehura në rrjetin e tij social, pastaj gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe zhgënjimin e tij që Parlamenti i Kosovës, nuk nxori një Rezolutë për lirimin e Haradinajt.

Sipas “Blic”, zoti Pacolli është i bindur se “Franca është duke punuar në lirimin e Ramushit”.

Po e njëjta gazetë, para disa jave, në seri lansoi aferën Haradinaj dhe grupit të tij, kinse në bashkëpunim me nëntokën e Beogradit, për kontrabandë me armë. E gjithë kjo zhurmëri propagandistike bëhej për të legjitimuar qarqe të ndryshme ndërkombëtare për veprimtarinë e rrezikshme të zotit Haradinaj para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Vlen të ceket se Haradinaj u arrestua javën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse, në bazë të urdhër-arrestit nga Serbia, kinse me akuzën për  krime lufte kundër popullatës civile të Zonës së Dukagjinit, në periudhën prej viteve 1998 1999, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në aktakuzën e Tribunalit të Hagës/jetapress/