Ballina Aktuale Obama i bënë surprizë Biden, por ja si vepron ky i fundit

Obama i bënë surprizë Biden, por ja si vepron ky i fundit

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama, e ka befasuar zëvendësin e tij, Joe Biden, duke i dorëzuar atij medaljen presidenciale të lirisë, pa e paralajmëruar.

Ky është nderimi më i madh amerikan ndaj civilëve, dhe Biden e mori atë emocionalisht, duke mos arritur që të fshehë lotët, shkruan “Jutarnji List”.

“Kjo është për shkak të besimit tuaj në qytetarët tanë, për shkak të dashurisë tuaj për këtë vend dhe për shërbimin tuaj të cilit i jeni kushtuar gjithë jetën tuaj. Herën e fundit si president, është kënaqësi që t’ju dhuroj nderin më të madh që një qytetar i këtij vendi mund të pranojë”, ka thënë Obama derisa po i vendoste Biden medaljen rreth qafës së tij.

Biden, i cili ishte shumë i tronditur nga kjo medalje, pranoi çmimin, por tha se nuk e meritonte,shkruan express.

“Unë nuk e meritojnë një nderim të tillë, por e pranoj atë sepse e di që vjen nga zemra e presidentit”, tha ai.

Para se të befasonte Biden me medalje, Obama në një fjalim të gjatë vlerësoi zëvendësin e tij, gruan e tij Jill Biden, si dhe fëmijët dhe nipërit e tij.

“Nëse ju nuk e admironi këtë njeri, atëherë me ju diçka nuk është në rregull”, tha Barack Obama./Kosovapost/