Ballina Kuriozitet A e dini pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur?

A e dini pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur?

SHPËRNDAJE

Gazeta Express, e të enjtes së 12 janarit, jep disa mendime rreth shtrirjes në formë harku, të qenve gjatë kohës kur bëjnë gjumë, një mënyrë e përsosur për të fjetur dhe e domosdoshme për mbijetesën e tyre.

Zakoni për t’u shtrirë në formë rrethi është një zakon mjaft me vlerë për qentë që jetojnë në botën e egër – por edhe të qentë shtëpiakë, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, sipas Ekspress – it,  “duke u shtrirë në këtë mënyrë, qentë evitonin insektet ose gjarpërinjtë të cilët mund të ishin në vendin ku ata dëshironin të flinin, madje, mënyra rrethore e të fjeturit i lejoi ata që të ‘shënjonin’ saktësisht vendin ku do ta kalonin natën.

Jetapress, një portal informative nga Lugina e Preshevës, mendon paska ndryshe në Ekspress – i, lidhur me gjumin që bëjnë qentë, gjatë natës në formë rrethi. Kjo dukuri e mbështjelljes së qenve në formë harku bëhet zakonisht gjatë natës, orëve të mëngjesit dhe kryesisht në periudhën e dimrave të egër.

Qeni një specie inteligjente, një kafshë simpatike shtëpiake, shumë e dashur nga njerëzit, që përdoret jo vetëm për ta ruajtur shtëpinë, por edhe për të ndihmuar ushtrinë e policinë kufitare dhe të doganave, në luftë kundër kontrabandës me drogë dhe qenie njerëzore, ka disa dhunti natyrore, të cilat nuk i kanë kafshët tjera madje edhe ato të botës njerëzore.

Nuk janë vetëm instikti dhe nuhatja si veçori e qenve për t’i dalluar nga kafshët e tjera, por edhe hukatja dhe djersitja. Qentë nuk djersijnë nga lëkura gjatë kohës me vapë, por atë e qesin me hukamë përmes gojë. Ndërsa gjatë periudhës së dimrit ata sidomos kur të flenë në formë rrethi, duke futur kokën nën këmbët e pasme te organet gjentile, aty ku janë më të ndjeshëm gjatë acarit, për të mos mërdhirë edhe në temperature më të ulëta, që njeriu nuk mund t’i mbijetojë. Pra, koj është e vërteta rreth asaj që bën pyetje Gazeta Express: A e dini pse qentë shtrihen në formë rrethi për të fjetur?

Qeni gjatë kohës me vapë, fle edhe në bark e shpinë, në forma e stile të ndryshme, jo vetëm në rreth, prandaj këto prognoza të Express– i, mirë që nuk jepen edhe për fusha të tjera, bie fjala të politikës, duke ja futur kot, e duke i ngatërruar gjërat si lesh arapi!,  jep sqarime jetapress, mbështetur në prova dhe fakte.