Ballina Aktuale Forcat serbe në kufi, Mesila Doda: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Forcat serbe në kufi, Mesila Doda: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

SHPËRNDAJE

Deputetja Mesila Doda ka reaguar lidhur me zbarkimin e forcave serbe në kufirin e Kosovës.

Doda shkruan se Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani duhet të thërrasë mbledhje urgjente të Këshillint të Sigurisë.

Nese ky lajm eshte i vertete, Presidenti duhet te mbledhe menjehere Keshillin e Sigurise. Ne duhet te sillemi si nje Komb, te leme menjane sherrnajat dhe te bllokojme çdo perparim te pushtuesve serbë ne tokat shqiptare. Qeveria e Kosoves dhe e Shqipërisë e kane sfide te perbashket mbrojtjen e tokave shqiptare. #1komb1qendrim”, ka shkruar Doda.