Ballina Aktuale Perëndimi duhet ta thotë hapur se cila është esenca e Marrëveshjes së...

Perëndimi duhet ta thotë hapur se cila është esenca e Marrëveshjes së Brukselit

SHPËRNDAJE

Zonja Jelena Miliq, kryetare e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, gjatw nje intervistë nw Deutsche Welle, pasi u largua nga podiumi i një interviste të përbashkët me kryeministrin Vuçiq.

 

Zonja Maliq ndwr tw tjera u shpreh se : ”Perëndimi në radhë të parë duhet ta thotë shumë hapur se cila është esenca e Marrëveshjes së Brukselit dhe jo ta fshehë atë, sepse ne nuk kemi nevojë të luftojmë këtu me Vuçiqin, se a ka ROSU të drejtë apo jo të lëvizë në veri të Kosovës. BE duhet ta thotë qartë se cila është marrëveshja dhe jo që tani të fshihet dhe të thotë se çështja e trenit është një çështje e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është sikur kur keni një dhunues në shtëpi, ndërsa policia vjen dhe i thotë burrit dhunues dhe gruas së dhunuar se duhet të sillen mirë.

Kjo nuk është e mundur. Pra BE dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë të qartë, jo vetëm në Kosovë por edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. Sepse këto ditë Sputnik e ka kontestuar rolin e NATO-s në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje. BE duhet të jetë i qartë dhe nuk mund ta shpallë Vuçiqin lider demokratik dhe t’i premtojë hapjen e kapitujve të ri. Duhet thënë qartë: nëse je evropian, së pari duhet t’i dorëzosh tre radikalët në Hagë ku duhet të përgjigjen për krime lufte, duhet të vazhdosh me gjykimin e kriminelëve të luftës në Serbi dhe duhet të ndërpritet politika luftënxitëse në Serbi”. / jetapress/