Ballina Aktuale Donald Trump, zyrtarisht president i SHBA-ve

Donald Trump, zyrtarisht president i SHBA-ve

SHPËRNDAJE

(E plotësuar) – Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump urdhrin e tij të parë që e ka nënshkruar është emërimi i gjeneralit në pension, James Mattis, për Sekretar të Mbrojtjes.

Gjenerali Mattis kishte udhëhequr marinën amerikane dhe është njëri nga personalitetet ushtarake më të respektuara në SHBA.

Presidenti i 45-të i SHBA-ve, Donald Trump bëri sot betimin mbi Bibël dhe mbajti fjalimin e tij të parë para Kapitolit në Uashington.

Fjalimi i plotë i Presidentit Trump:

Kreu i Drejtësisë  Roberts, President Carters, President Clinton, President Bush, President Obama,  amerikanë të dashur dhe njerëz të botës, ju faleminderit.

Ne qytetarët e Amerikës jemi bashkuar për një qëllim të vetëm, për të ndërtuar shtetin tonë dhe për t’ju dhënë shpresë njerëzve tanë, së bashku ne do ta caktojmë fatin e Amerikës dhe botës. Për shumë vite që do vinë, do të kemi sfida do të kemi vështirësi, por do ta kryejmë punën tonë. Çdo 4 vite do të mblidhemi këtu për ta bërë dorëzimin e pushtetit dhe jemi falënderues për Obamën dhe gruan e tij Michelle Obama, për punën e bërë, jeni të mrekullueshëm, faleminderit.

Ceremonia e sotme ka një domethënie të veçantë, sepse nuk është që ne vetëm e marrim pushtetin nga një administratë në tjetrën, po e marrim pushtetin dhe po e transferojmë nga  Washington D.C dhe  po ja u japim juve, njerëzve të Amerikës.

Për një  kohë shumë të gjatë një grup i vogël i njerëzve kanë udhëhequr Amerikën dhe  njerëzit e Amerikës nuk kanë dashur pasuritë e shtetit. Institucioni mbronte veten, por jo edhe qytetarët e Amerikës. Fitoret e tyre nuk kanë qenë fitoret e juaja, triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe përderisa ata festonin, familjet amerikane kishin vështirësi në gjithë botën.

Kjo ndryshon gjithçka dhe do të ndryshojë që tani në këtë moment, sepse ky moment ju përket juve. Ju takon të gjithëve juve që jeni këtu dhe ata qe po na shikojnë nga gjithë Amerika. Kjo është dita juaj, festa juaj dhe Shtetet e Bashkuara janë shteti juaj.

Ajo që ka rëndësi të madhe, është se nuk ka rëndësi cila parti e udhëheq qeverinë tonë, por ka rëndësi se cila qeveri është e udhëhequr nga njerëzit tanë.

20 janari 2017 do të mbahet në mend si dita kur njerëzit u bënë udhëheqësit e këtij shteti përsëri. Burrat dhe gratë e harruara të shtetit tonë nuk do te mbesin më të harruar. Të gjithë po ju dëgjojnë juve tani, dhjetëra e mijëra nga ju që po bëheni pjesë e një zhvillimi, që bota kurrë nuk ka parë më parë. Është e domosdoshme që një shtet të ekzistojë për t’i shërbyer popullit të vet. Amerikanët duan shkolla të mira për fëmijët e tyre, lagje të mira për familjet e tyre dhe punësim të mirë për vete. Këto janë kërkesa të drejta dhe të arsyeshme të publikut të gjerë dhe për qytetarët tanë ekziston një realitet ndryshe, nënat dhe fëmijët të zhytur në varfëri i japin një imazh ndryshe popullit tonë.

Ne jemi një popull dhe dhimbja e tyre është dhimbja jonë, ëndrrat e tyre janë ëndrrat tona dhe suksesi i tyre do të jetë suksesi jonë. Ne ndajmë një zemër, një shtëpi dhe një fat. Betimi i zyrës që po e marr sot është një betim i bashkimit për të gjithë amerikanët.

Ne kemi mbrojtur kufijtë e shteteve tjera, duke refuzuar që ta mbrojmë kufirin tonë dhe kemi shpenzuar biliona dollarë duke lënë infrastrukturën e Amerikës anash. Kemi bërë shtetet tjera të pasura  përderisa pasuria dhe fuqia e shtetit tonë është zbehur përtej horizontit. Kur Amerika është e bashkuar ajo është e pandalshme.

Nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e para, çdo vendim me marrëdhëniet më jashtë. Mbrojtja do të bëjë që të ketë prosperitet më të madh, unë kurrë nuk do t’ju zhgënjej. Amerika do të fitojë sërish, do të fitojë si asnjëherë më parë, do të kthejmë punët, kufijtë dhe në do t’i kthejmë ëndrrat tona.

Ne do ndërtojmë rrugë të reja, autostrada, tunele dhe hekurudha në shtetin tonë të mrekullueshëm, do ta rindërtojmë shtetin tonë Amerikën me rregulla të thjeshta. Ne do të kërkojmë miqësinë e shteteve të tjera të botës, ne duam që të jemi shembull për të gjithë, ne do të shkëlqejmë, ne do të bëjmë aleanca të reja, do të luftojmë terrorizmin do ta zhdukim nga faqja e dheut.

Bibla na thotë “sa bukur është kur njerëzit e zotit jetojnë bashkë”, ne duhet që t’i diskutojmë mosmarrëveshje tona dhe gjithmonë të jemi solidar kur Amerika është e bashkuar, është absolutisht e pandalshme, ne do të jemi të mbrojtur nga zoti.

Ne duhet të ëndërrojmë akoma më shumë se një shtet, Amerika nuk do pranojë më amerikanë që vetëm flasin dhe nuk bëjnë asgjë. Koha e përjetimeve boshe ka kaluar, tash është koha e veprimeve, mos lejoni askënd që nuk mund të bëhet, shteti jonë do të prosperojë sërish.

Përfundon ceremonia

Ka përfunduar ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pasi dha betimin, në një fjalim prej 15 minutave premtoi zhvillim të Amerikës dhe hapje të vendeve të punës.

Presidenti Amerikan premton punë për amerikanët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas dhënies së betimit, në fjalën si Presidenti i SHBA-ve tha se do të jemi shembull për të gjithë dhe bota do të marrë shembull nga SHBA-të dhe premtoi vende të reja pune dhe ndërtim të Amerikës.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Uashington DC tek njerëzit”, tha Trump dhe shtoi se data 20 janar, do të mbahet mend, si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre.

“Sot gjithçka ndërron, sepse ky moment ju takon ju. Kjo është dita juaj dhe SHBA është shteti juaj. Qeveria jonë kontrollohet nga njerëzit”.

Ai premtoi se do të krijojnë aleanca të reja dhe do të luftojnë kundër terrorizmit dhe premtoi se i ashtuquajturi Shteti Islamik do të marrë fund.

“Unë Donald John Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump i tha para shefit të Gjykatës amerikane në betimin e tij si Presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Donald Trump është betuar si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para tij është betuar edhe Mike Pence si zëvendëspresident në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve.

Protestë e dhunshme kundër inaugurimit të Donald Trump

Kanë shpërthyer çrregullime në Uashington mes sigurisë së madhe në prag të inaugurimit të Donald Trump. Një grup i protestuesve të maskuar, disa mbanin flamuj me simbolin anarkiste, u filmuan duke thyer dritare, vraponin nëpër rrugë dhe përlesheshin me policinë, shkruan The Independent.

Një njeri i veshur me të zeza theu dritaren e një McDonald-i me një çekiç, ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara të grabitjes. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë larguar menjëherë nga radhët e oficerëve.

Disa grupe ishin zotuar të prishin ceremoninë e inaugurimit, duke u përpjekur për të bllokuar mbajtësit e biletave të hyrjeve.

Besoj në ju

Presidenti Barack Obam bëri një thirrje emocionale tek amerikanët dhe publikoi faqen e tij Obama.org në publikimet e tij të fundit në Twitter nga llogaria e tij zyrtare si president.

Në një seri mesazhesh ai shkroi për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë:

“Ka qenë nderi i jetës sime t’iu shërbej juve. Ju më keni bërë prijës dhe njeri më të mirë”.

“Nuk do të ndalem: Do të jem bashkë me ju si një qytetar, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë, humorit të mirë dhe dashurisë”.

“Teksa vazhdojmë përpara, dua që hapat tonë të parë të reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.

“Po u kërkoj ende që të besoni – jo në aftësinë time që të sjell ndryshimin, por në aftësinë tuaj. Besoj në ndryshime sepse besoj në ju”.