Ballina Aktuale Serbia nuk ka kapacitete për të qenë xhandar në Ballkan

Serbia nuk ka kapacitete për të qenë xhandar në Ballkan

SHPËRNDAJE

Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit dhe njeriu i dytë në Partisë për Veprim Demokratik (PVD), nuk merakoset fort për deklaratat luftënxitëse, që bien erë propaganda parazgjedhore, si ato të Tomislav Nikoliqit, presidentit të Serbisë:

 

“Para së gjithash dhe se të gjithë e dinë, se Serbia nuk ka kapacitete të nevojshme për të qenë xhandar në Ballkan. Së dyti, kjo deklarata e tij luftënxitëse është më tepër për konsum të brendshëm dhe në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Prandaj, ata nuk mund të destabilizojnë Kosovën dhe as rajonin – thotë Shaip Kamberi, për portalin “Vranjske”/transmeton jetapress/.