Ballina Aktuale Serbët dalin jashtë loje, transformimi i FSK-së në “duart” e NATO-s dhe...

Serbët dalin jashtë loje, transformimi i FSK-së në “duart” e NATO-s dhe KFOR-it

SHPËRNDAJE

Pamundësia për ta transformuar FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës, shkaku i bllokadës së Listës Serbe, ka bërë që Komisioni për Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së të kërkojë ndryshimin e Ligjit aktual për FSK-në si dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Nuredin Ibishi tha për “Indeksonline” se institucionet e sigurisë kanë bërë amendamentet e ligjit, mirëpo pritet “drita jeshile” e faktorit ndërkombëtar që të procedohet më tutje dhe të merret vendimi në Kuvend e Republikës.

Propozimi, sipas tij, ka qenë që të shqyrtohet mundësia e ndryshimeve pasi pala serbe ka bllokuar votimin e amandamentimeve kushtetueses ligjore me FSK-në.

“Ne mundemi edhe me ligj t’i bëjmë ndryshimet që dot kishin me i dhënë mundësinë që edhe pa ndryshimin e emrit të “FSK”-së të bëhet një formë ndryshimi substancial në misionin e tyre. Qeveria e Kosovës që nga viti 2016 por edhe këtë vit ka ngrit buxhetin krahas nevojës për zhvillim të strukturës së FSK-së. Besojë se në këtë mënyrë që në periudhën e pacaktuar të japim mundësinë FSK-së që të shkojë rritjes”, është shprehur ai.

Më tej, deputeti i LDK-së thotë se Komisioni nuk ka marrë ndonjë vendim definitiv se s’i ta procedojë mirëpo kjo çështje është diskutuar me personat kompetent. Por, sipas Ibishit, gjithë kjo do shkon edhe me prezencën ushtarake ndërkombëtare të NATO-s e KFOR-it.

“Duke shkuar në këtë rrjedhë ne do të arrijmë të bëjmë ndryshimet e duhuara nëse eventualisht japin pëlqimin edhe përfaqësuesit ndërkombëtar që janë me mision në Kosovë”, ka thënë ai. /Indeksonline/ Alban Muhaxheri/